Ademi ndjek rrugën e Xhakës e Shaqirit, zgjedh Zvicrën
BKT
Sport

Ademi ndjek rrugën e Xhakës e Shaqirit, zgjedh Zvicrën

Sulmuesi kosovar Kemal Ademi ka ndjekur rrugën e disa futbollistëve shqiptare të cilët përfaqësojnë Zvicrën.

Ademi ka vendosur që të  vesh fanellën e helvetike, ashtu siç kishin bërë më parë edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemajli...

Ademi, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së madhe zvicerane, Basel, mes Kosovës dhe Zvicrës zgjodhi këtë të fundit.

Është faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Zvicrës që ka njoftuar se sulmuesi shtatlartë tani mund të luaj për Zvicrën.

“Për të përfituar të drejtën e lojës, Federata e Futbollit të Zvicrës dhe Ademi është dashur të prezantojnë disa dokumente dhe arsye te FIFA. Pas shqyrtimit të aplikimit, është dhënë leja”, thuhej në njoftimin e SFV.

Ademi po bën një sezon të madh me Baselin. Ai ka këtë edicion ka shënuar 10 gola, tri asistime dhe ka zhvilluar 30 ndeshje.