FFK publikon orarin dhe zyrtarët e javës së 27-të
BKT
Sport

FFK publikon orarin dhe zyrtarët e javës së 27-të

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin dhe zyrtarët  e xhiros së 27-të të IPKO Superligës, të cilat zhvillohen të dielën dhe të hënën.

Kryendeshja e javës zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Gjyqtari kryesor i takimit është Mervan Bejtullahu.

Drita, që është lidere e Superligës, e pret Dukagjinin skuadër e cila në javën e kaluar edhe matematikisht i humbi gjasat të mbijetojë në Superligë. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë gjyqtari Tefik Maloku.

Ndeshja tjetër interesante do të zhvillohet mes Gjilanit dhe Llapit, derisa detyra e gjyqtarit kryesor i është besuar Kreshnik Vulës.