Higuain i lumtur që u rikthye te goli: Kisha një periudhë të keqe
BKT
Sport

Higuain i lumtur që u rikthye te goli: Kisha një periudhë të keqe

Iu deshën 6 minuta për t’u rikthyer te goli : ngadalë, siç la të kuptohet, ai po rifiton edhe dëshirën për të luajtur, pasi kaloi një moment shumë të vështirë në aspektin personal. 

U fut në fushën e lojës në minutën e 77-të , Gonzalo Higuain realizoi golin e tretë për Juventusin në minutën e 83-të.

Në një prononcim për “Sky Sport”, pas përfundimit të ndeshjes me Leccen (4-0), Higuain u shpreh: “Kam kaluar një kohë të keqe, por fatmirësisht tani u riktheva. Kam vuajtur brenda vetes, sepse e kuptova që ekipi kishte nevojë. Jam i lumtur që mund ta ndihmoj Juventusin për ta përfunduar sezonin siç duhet, ky ekip më ka dhënë shumë. Ekipi, trajneri, klubi dhe tifozët kanë qenë pranë meje”.

Përveç situatës globale për shkak të Covid-19, argjentinasi përjetoi muaj të vështirë për shëndetin e nënës: “Ishte një kohë e keqe, prej pandemisë dhe shëndetit të nënës. Për t’u rikthyer ishte mjaft e vështirë”.