Djali i Legjendës: Të bashkohemi përtej dallimeve, po na cenohet shteti
Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, ka ftuar të gjithë shqiptarët që t`i lënë mënjanë dallimet partiake e të bashkohen, pasi siç thotë ai, sot po cenohet shteti i Kosovës.
Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, ka ftuar të gjithë shqiptarët që t'i lënë mënjanë dallimet partiake e të bashkohen, pasi siç thotë ai, sot po cenohet Shteti i Kosovës. Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sot më shumë se kurrë solidariteti duhet të jetë arma më e fortë e qytetarëve.
Deklarata e plotë e Gramoz Vokrrit:
Çdo sukses i shtetit tonë u arrit mbi vullnetin, unitetin, sakrificën dhe solidaritetin... Përtej përkatësive politike, ngjyrave partiake apo individëve, sot po cenohet shteti jonë. Ashtu si në fushat e blerta, ku solidariteti ka qenë arma jonë më e fortë, le të jemi të tillë edhe karshi kësaj sfide për shtetin tonë.
#meHashimThaçin #meKadriVeselin #meUÇK #meKosovën























