Ylli i Milanit do t’i kushtojë jo më pak se 50 milionë euro Manchester City
BKT
Sport

Ylli i Milanit do t’i kushtojë jo më pak se 50 milionë euro Manchester City

Mesfushori i Milan, Bennacer, është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e madhe të Manchester City.

Algjeriani ka pasur paraqitje të mira si me Milan, ashtu edhe me kombëtaren e tij, duke bërë që të shihet si zëvendësues afatgjatë për Fernandinho.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Man City do të duhet të punojnë për të arritur 50 milionëshin e kërkuar nga Milan, për kartonin e Bennacer.

PSG janë skuadra tjetër në garë për lojtarin 22 vjeçar.

Algjeriani ka luajtur në 25 ndeshje për Milan këtë sezon dhe ka akoma katër vite kontratë me ‘Rosoneri’.