13:34 / 30.06.2020
Nesër hapet aeroporti i Ohrit, fluturimet e para drejt Cyrihut dhe Milanos
Aeroporti “Sh. Apostoll Pavle” në Ohër nesër përsëri do të jetë i hapur. Për paradite janë paralajmëruar fluturimet e para dhe aterrimet për dhe nga Cyrihu dhe Milano.
Fluturimet e para çarter në aeroportin e Ohrit do të realizohen më 5 korrik edhe atë prej dhe deri në Varshavë dhe më 25 korrik prej dhe deri në Amsterdam.
Informacione për fluturimet e tjera mund të gjenden në uab faqen e aeroportit të Ohrit./Alsat-m























