Dy gjigantët italian pas Aubameyang, ja sa kërkon Arsenali
Një rikthim në Itali po shihet si mundësi për kapitenin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang, raportojnë mediat britanike.
Ylli nga Gaboni është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez, dhe lojtari nuk dëshiron të negocioj për rinovimin e kontratës së re.
Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit pritet të largohet nga Gunners, dhe siç raportohet rikthimi në Itali është një opsion i mundshëm për ish-lojtarin e AC Milanit.
Trajneri i Interit, Antonio Conte mësohet së është i interesuar për Aubameyang nëse ata do ta humbin Lautaro Martinez, ky i fundit është i lidhur me kalimin tek Barcelona këtë verë, transmeton gazeta-topi.
Ndërkohë, edhe Juventusi, një tjetër klub i famshëm italian, është i interesuar për Aubameyang, madje, thuhet së torinezët kanë kontaktuar Arsenalin dhe agjentin e lojtarit.
Arsenali raportohet së gatshëm ta shesë Aubameyang çmimin 25-30 milionë euro.























