Zidane: Nuk do pushojmë derisa të shpallemi kampion
Sharr Travel

Zidane: Nuk do pushojmë derisa të shpallemi kampion

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij nuk do pushojë derisa të shpallet kampion në La Liga.

Barcelona barazoi me Atletico Madridin (2-2), dhe tani Reali ka mundësinë të shtojë diferencën në katër pikë.

“Janë ende 18 pikë të mbetura në lojë dhe nuk mund të themi asgjë derisa të shpallemi kampion matematikisht. Unë kam qenë më parë në këtë situatë si lojtar dhe e di se nuk kemi fituar ende asgjë. Nuk do pushojmë derisa të shpallemi kampion”, ka thënë Zidane.

Trajneri i Realit foli edhe për yllin e skuadrës, Eden Hazard. “Eden ka pasur pak vështirësi të përshtatej edhe për shkak se ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë, por po kthehet shumë i fortë”, ka deklaruar Hazard.