Guardiola i mbyll derën Sancho-s
BKT
Sport

Guardiola i mbyll derën Sancho-s

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka mbyllur derën transferimit të Jadon Sancho, raportojnë mediat britanike.

Ylli i Dortmundit shihej si pasues i Leroy Sane, i cili tashmë ka zgjedhur Bayern Munich.

Sancho është i lidhur me largimin nga skuadra gjermane gjatë kësaj verë. 20 vjeçari është shënjestër e top-klubeve evropiane, përfshirë edhe Manchester Cityn.

Por, siç raportohet Guardiola ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit te Sancho. Tekniku spanjoll mësohet së kërkon një tjetër lojtar që mund ë mbulojë hapësirën që do të le Sane, transmeton gazeta-topi.

Talenti anglez kërkohet edhe nga Manchester City dhe Chelsea, dhe duket së e ardhmja e lojtarit do të jetë Premier League.