Tottenhami i Mourinhos bie në Sheffield
Sharr Travel

Tottenhami i Mourinhos bie në Sheffield

Sheffield United ka shënuar një fitore të madhe kundër skuadrës së Tottenham Hotspur.

Sheffield ka triumfuar me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 32-të në Premierligë, në ndeshjen kundër Spurs.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 31′, kur Sander Berge shënoi për 1:0, pas një aksioni mjaft të mirë të nikoqirëve.

Harry Kane reagoi pas vetëm dy minutave, por goli i tij u anulua nga teknologjia VAR.

Për të qetësuar skuadrën e Sheffield United u përkujdes Lys Mousset, i cili realizoi kur kishin kaluar 69 minuta lojë.

Për të vulosur fitoren e Sheffiuld  u përkujdes Oliver McBurnie, në minutën 84′ të ndeshjes, kur shënoi për 3:0, kurse golin e nderit për Tottenham e shënoi Harry Kane në minutën e 89′ për rezultatin final 3:1.

Me këtë fitore, Sheffield numëron 47 pikë për pozitën e shtatë në tabelë, kurse Tottenham mbetet me 45 pikë për pozitën e nëntë, transmeton lajmi.

Me pesë pikë larg Man Utd, Sheffield mbanë shpresat për një vend në garat evropiane.