Arteta: Xhaka lë dhe pikën e fundit të gjakut në fushë
Sharr Travel

Arteta: Xhaka lë dhe pikën e fundit të gjakut në fushë

Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit, Granit Xhaka, shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 kundër Norwich. 27 vjeccari është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Mikel Artetës, madje ky i fundit, i ka thurur elozhe mesfushorit mëngjarash.

“Xhaka është një lojtar që ka një përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai lë edhe pikën e fundit të gjakut në fushë dhe në stërvitje. Është një shembull fantastik për shokët e skuadrës. Mënyra si ai kujdeset për veten, është për t’u admiruar. Xhaka jeton me futbollin”, u shpreh Arteta.

Granit Xhaka është një lider në fushën e lojës, madje iu besua dhe shiriti i kapitenit nga trajneri Unai Emery. Por pas një përplasje me tifozët në distancë, klubi vendosi që shiriti t’i kalojë sulmuesit Aubameyang.