11:01 / 03.07.2020
Drejtoresha e spitalit të Kumanovës rezulton pozitiv në COVID-19
Drejtoresha e spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva ka rezultuar pozitive në testin për coronavirus.
Këtë ajo e bëri të ditur në ‘Facebook’ dhe thotë se testimin e ka bërë gjatë ditës së djeshme, njofton Telegrafi Maqedoni
Drejtoresha tha se edhe pse maskë nuk ka mbajtur vetëm në shtëpi, pas 5 muajve ajo është infektuar.
Kumanova është ndër tre qytetet me më së shumti të infektuar me coronavirus, pas Shkupit dhe Tetovë.























