4 gola të shënuara, s’ka fitues mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit
Sharr Travel

4 gola të shënuara, s’ka fitues mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit

Vushtrria dhe Flamurtari kanë ndarë pikët.

Me rezultatin 2:2 është mbyllur ndeshja mes Vushtrrisë dhe skuadrës së Flamurtarit.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 7’, kur Zeqiri kaloi në epërsi skuadrën e vogël të kryeqytetit.

Reagimi i Vushtrrisë ishte i shpejtë, kur vetëm katër minuta më vonë shënoi Fazliu për 1:1.

Pjesa e parë dhuroi edhe më shumë se kaq. Flamurtari riktheu epërsinë me golin e Stullqakut, i cili gjeti rrjetën në minutën e 36’.

Por, katër minuta para fundit të pjesës së parë, Sie barazoi përsëri në 2:2, për atë që doli të ishte rezultati final.

Flamurtari pati mundësitë e veta deri në fund, por nuk arriti të merrte tri pikët, duke lëshuar dy pikë tejet të rëndësishme në luftën për t’iu larguar zonës së rrezikut, transmeton lajmi.net.

Pas këtij barazimi, Flamurtari numëron 37 pikë për pozitën e tetë, kurse Vushtrria mbetet me 17 pikë në pozitën 11.