Ylli që rrezikon 20 vjet burgim
BKT
Sport

Ylli që rrezikon 20 vjet burgim

Mashtrim dhe tentativë për të zhvatur para! Këto dy akuza rëndojnë mbi një person tepër të njohur në rrjetet sociale me 2.5 milionë ndjekës.

Po flasim për Ramos Abbas, i njohur nga ndjekësit e tij si “Ray Hushpuppi”, që u arrestua në Dubai muajin e shkuar pas hetimit të ndjekur prej disa kohësh nga FBI.

Nëse shpallet fajtor, Hushpuppi do të dënohet me 20 vite në një burg federal amerikan. Ai është akuzuar për një mashtrim, i cili kishte si qëllim një klub të Premier League.

Në një video të postuar nga policia e Dubait, oficerët që morën pjesë në atë që u quajt “Operation Fox Hunt 2”, shihen duke thyer dyert e shtëpisë së Hushpuppi ndërsa flinte.

Hushpuppi dyshohet se ka operuar me emaile biznesi ose skema BEC, duke hakuar email-et e korporatave dhe duke mashtruar stan për të kryer transfertat e parave.

Ai është akuzuar gjithashtu në komplotin e pastrimit të miliona dollarëve të vjedhura.

Abbas dhe disa persona të tjerë akuzohen gjithashtu se kanë ndërhyrë në të dhëna kompjuterike, duke u përpjekur për të vjedhur 100 milionë nga një klub anglez.