Wilder me deklaratë aspak modeste
Sharr Travel

Wilder me deklaratë aspak modeste

Lennox Lewis, ishte ai që kishte hapur këtë debat, duke thënë se Wilder nuk do të mund ta mposhtte Iron Miken e ri.

“Shpejtësia e të menduarit, gjatësia ime, lëvizjet e mia, këmbët e mia, atletizmi im, janë avantazhet e mia kundrejt Mike”, tha Wilder.

“Pa dashur të mos tregoj respekt, Mike i cili ishte një boksier i madh, por unë mendoj që asnjë boksier nga shkolla e vjetër, nuk do të mund të mposhte këta të shkollës së re, sepse nuk ka logjikë, marrë parasysh evoluimin dhe teknologjinë e ditëve tona. Do ta shkatërroja atë djalë”, tha ndër tjera Doentay Wilder.

Iron Mike i pyetur për këto deklarata të Wilder, ka qeshur dhe është përgjigjur: “Nuk e besoj, por më pëlqen ai djalë, sepse edhe unë do të mendoja të njëjtën, sikurse ai”.

Këto deklarata, Wilderi i kishte dhënë në vitin 2018, kur akoma nuk kishte përjetuar humbjen nga Tyson Fury.