Manchester United jep sinjale ringjalljeje, parakalon Liverpoolin
BKT
Sport

Manchester United jep sinjale ringjalljeje, parakalon Liverpoolin

Manchester United po rilind gradualisht për t’u kthyer në majën e futbollit anglez pasi prej gati 7 vitesh ka parë veten të parakalohet nga Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Tottenhem.

“Djajtë e Kuq” po regjistrojnë një ecuri pozitive në kampionat, ndërsa duan të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Një statistikë interesante po tërheq vëmendjen e shumë specialistëve duke krijuar mendimin se ndoshta sezonin e ri do të shohim “Djajtë e Kuq” të vërtetë.

Reparti i sulmit të Manchester Unitedit me Markus Rashford, Antoni Martial dhe Mejsën Grinvud ka realizuar më shumë gola të kombinuar së bashku sesa “tridenti” i kampionëve të rinj të Anglisë Mohamed Salah, Roberto Firminho dhe Sadio Mane.

Tre lojtarët e Manchester Unitedit kanë realizuar së bashku 55 gola, ndërsa sulmi i “të kuqve” ka shënuar 51 të tillë.