Ja në cilën pozitë renditet Rashica nga lojtarët në të gjithë botën
BKT
Sport

Ja në cilën pozitë renditet Rashica nga lojtarët në të gjithë botën

Milot Rashica vlerësohet të jetë futbollisti më i shtrenjtë te Përfaqësuesja e Kosovës dhe skuadra aktuale e tij, Werder Bremeni.

Vlera e sulmuesit 24 vjeçar në tregun transferimeve është 28 milionë euro, e cila e rendit atë në krye të ‘Dardanëve’ dhe skuadrës gjermane.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se në cilën pozitë renditet ai nga të gjithë futbollistët aktiv në mbarë botën? Sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’, Milot Rashica renditet në pozitën e 209’të.

Sulmuesi vushtrrias gjithashtu vazhdon të jetë futbollisti më i kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, me klubet si Liverpool, Napoli e RedBull Leipzig që kanë shënjestruar lojtari.

Gjatë sezonit 2019/20, Milot Rashica ka shënuar 11 gola e 8 asistime në 32 paraqitje të regjistruara në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.

Vlen të theksohet se ylli francez, Kylian Mbappe, vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë në botë, me një shumë prej 180 milionë eurove.