Rezultatet e para konfirmojnë fitoren e HDZ-së në Kroaci
Sharr Travel

Rezultatet e para konfirmojnë fitoren e HDZ-së në Kroaci

Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ) i qendrës së djathtë ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare më 5 korrik, kanë treguar rezultatet e para të bëra publike.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (SEC) përpunoi të dhënat nga 68.98 për qind e vendvotimeve.

HDZ pritet të ketë 66 nga 151 vendet në Parlamentin e ri, dhe koalicioni i partive të qendrës së majtë e udhëhequr nga Partia Social Demokratike (SDP) ) 41 vende.

Sipas këtyre të dhënave jo të plota, Lëvizja Atdhetare e Mirosllav Shkora ka 15 ulëse, koalicioni i partive të majta dhe të gjelbërta gjashtë vende, ndërsa Partia Popullore kroate 1 vend. Koalicioni i partive liberale ka siguruar 3 mandate.

Të paktën 76 vota të ligjvënësve të sapozgjedhur nevojiten për të formuar një shumicë të re qeverisëse.

“Një rezultat i tillë për HDZ, nuk është vetëm i shkëlqyeshëm, por një detyrim", tha kreu i HDZ-s, njëherësh kryeministër i vendit, Andrej Plenkoviq para përkrahësve.

Mbajtja e zgjedhjeve u mbizotërua nga debatet mbi koronavirusin.

Kroacia ka regjistruar 113 vdekje dhe 3,100 të infektuar.

Dy javët e fundit ka pasur një ngritje graduale të rasteve me koronavirus.

Masat e izolimit dhe një rënie e të ardhurave nga turizmi veror pritet të shkaktojnë një tkurrje prej 10 për qind në ekonomi.


MË SHUME NGA Rajoni