Allegri: CR7 blerje e qëlluar e Juventusit
Trajneri italian Massimiliano Allegri ka lavdëruar Zinedine Zidane për qasjen taktike gjatë kohës së tij si trajner i Real Madridit, teksa blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventusi e ka vlerësuar si goditje të qëlluar në treg.
Allegri pas largimit nga Juventusi ka qëndruar i papunë, por duket se tani është gati për aventurën e re. “Gjatë kësaj kohe kam karikuar bateritë e mia dhe e kam shijuar kohën me familjen dhe jam çmallur me miqtë e mi në qytetin e lindjes, Livorno”, ka theksuar Allegri në intervistë për “Marca”, teksa ka thënë se është duke kërkuar për të punuar në një klub që ka ambicie për të fituar trofe. “Cristiano Ronaldo do të jetë te Juventusi edhe për shumë vite. Bardhezinjtë kanë goditur me blerjen e tij”, ka thënë Allegri. Ai mes tjerash ka folur edhe për Zinedine Zidane: “Më pëlqen fuqia që ai kishte në gjetjen e ekuilibrit të domosdoshëm të një ekipi kaq të mbushur me klas dhe talent. Për mua, pozicionimi i Casemiro ka qenë ‘master taktik’ nga Zidane”, është shprehur tutje Allegri.























