Messi kundër drejtuesve: S’bën, mos e blini këtë lojtar!
Sharr Travel

Messi kundër drejtuesve: S’bën, mos e blini këtë lojtar!

Përpjekja e Barcelonës për t`u përforcuar vijon të jetë e përqendruar në Serie A. Të gjithë emrat që përfliten si dëshira të klubit katalanas, duke nisur nga Lautaro Martinez i Interit, luajnë në kampionatin italian.

Emri i fundit që intrigon drejtuesit spanjollë është Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb, një ndër më të mirët tek ekipi i Lazios, pëlqehet shumë nga Barcelona, teksa Lotito dhe Tare duan të paktën 100 milion euro për ta lënë të lirë. Në garë për 25-vjeçarin është edhe dyshja PSG-Manchester United, por Barçën e shqetëson diçka tjetër sipas raportimeve që vijnë nga Spanja. Ai është Leo Messi, i cili nuk e pëlqen lojtarin e Lazios dhe stilin e tij të lojës. “Pleshti” është shumë i rëndësishëm edhe jashtë fushave të blera dhe drejtuesit i marrin mendim për çdo vendim. Kapitenin nuk e entuziazmon blerja e Milinkovic-Savic dhe mendon se shuma që kërkon Lazio nuk përputhet me kualitetin e lojtarit.