Mezani: Kundërshtarët të ruajnë qetësinë, arbitri nuk ndikoi në rezultat
Sharr Travel

Mezani: Kundërshtarët të ruajnë qetësinë, arbitri nuk ndikoi në rezultat

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, në intervistën e dhënë për Supersport u bëri thirrje kundërshtarëve që të ruajnë qetësinë pas humbjes së sotme, ndërsa theksoi se skuadra e tij e fitoi në fushë sfidën.

Si i shpjegon këto skena që po ndodhin tani?
Unë mendoj që skuadra që humbet, është mirë të ruajë qetësinë pavarësisht pretendimeve. Nuk jam i mendimit që Prishtina ka të drejtë në pretendimet e saj, pasi u pa qartë që kartoni i kuq ishte.

A mendoni se ndikoi arbitrimi në rezultatin e sotëm?
Jo aspak, pasi ne dominuam takimin me përjashtim të 10-15 minutave të fundit, kur ishte normale të tërhiqeshim në mbrojtje të rezultatit, pasi nuk jemi në një fazë vendimtare të sezonit ku nuk lejohen gabimet.

Sa besoni te titulli kampion pas kësaj fitoreje?
Ne kemi ndeshjen e radhës me Drenicën dhe do të mendojmë për atë tani. Kanë mbetur edhe 4 javë, ku do të kërkojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet tona, me shpresën që kundërshtarët tanë do të gabojnë.