Zgjedhjet në Maqedoni do t’i ndjekin mbi 2.000 vëzhgues vendor dhe të huaj
Sharr Travel

Zgjedhjet në Maqedoni do t’i ndjekin mbi 2.000 vëzhgues vendor dhe të huaj

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin 2.000 vëzhgues vendor dhe të huaj.

Sot është dita e fundit deri kur vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar mund të paraqiten për monitorimin e zgjedhjeve.

Deri tani janë akredituar gjithsej 2.148 vëzhgues, prej të cilëve 2.018 vendor dhe 130 të huaj.

Nga ato vendor më të numërt janë OJQ MOST 905, AKSIOS 2017 -797, Civil – Qendra për liri do të ketë 278 dhe Qendra kombëtare rome – Kumanovë 38.

Midis vëzhguesve ndërkombëtarë të akredituar, sipas informacionit të postuar në faqen e internetit të KSHZ-së, 47 janë nga OSBE / ODIHR, Ambasada e SHBA do të ketë 40, IFES katër, Ambasada Franceze 13, Ambasada Hungareze 10, Shqipëria 4, Austri dhe Zvicra 3, Bullgaria dhe Mali i Zi nga 2 dhe ambasadat e Holandës dhe Kanadasë nga një vëzhgues.

Për informim nga zgjedhjet deri tani janë akredituar edhe dhjetëra gazetarë të huaj. /Alsat-m