Shkaku i virusit Gjykata në Gjilan redukton stafin
Sharr Travel

Shkaku i virusit Gjykata në Gjilan redukton stafin

Pas rritjes së numrit të infektuarve me virusin Covid-19, Gjykata Themelore në Gjilan ka marr vendim që të reduktohet numri i gjyqtarëve dhe stafit administrativ.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të kësaj gjykate, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Duke ju përmbajtur rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është marr vendim që në Gjykatë të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, vetëm rastet me paraburgime. Ndërkohë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, siç janë urdhër mbrojtjet dhe masat e përkohshme – masat siguruese.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj të punohet në mënyrë elektronike. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi