15:33 / 10.07.2020
Werder konfirmon ndarjen me Milot Rashicën
Werder Bremen ka konfirmuar largimin e Milot Rashicës nga kjo skuadër. Ylli kosovar do të ndërrojë klub gjatë kësaj vere. Kështu ka deklaruar pak më parë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.
“Ka lëvizje dhe bisedime me një klub, por gjithashtu ka interesim edhe nga klubet tjera. Duhet të pranojmë se Miloti nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm, por ne nuk kemi nevojë ta shesim nën çmimin e tij”, ka thënë Bauman për mediat gjermane.
Red Bull Leipzig është skuadra më e interesuar për yllin e Kosovës, por që së fundi në adresë të tij po vijnë edhe interesime të fuqishme nga Serie A dhe Premierliga.























