15:40 / 10.07.2020
Gëzim Morina bëhet me skuadër të re
Basktebollisti i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Gëzim Morina është bërë me skuadër të re.
Alo-qendra e Kosovës tashmë ka nënshkruar te skuadra sllovene, Helios Suns.
Prezantimi i Morinës te ky klub është bërë minuta më parë. Suharekasi, së fundi ishte pjesë e skuadrës, Hopsi Polzela.
Kurse, në të kaluaren ai ka bartur edhe fanellën e Sigal Prishtinës në Kosovë.
Në karrierën e tij, Morina ka dy Kupa shtetërore në Slloveni, si dhe një Kupë të Kosovës, të fituar në vitin 2016.























