Klopp ishte refuzuar nga Hamburg, arsyet të çuditshme
BKT
Sport

Klopp ishte refuzuar nga Hamburg, arsyet të çuditshme

Futbolli bëhet nga zgjedhje, që herë pas here mund të ndikojnë në historinë e një klubi të tërë.

Dhe kushedi se si do të kishin shkuar gjërat te Hamburgu, nëse 10 vite më parë, drejtuesit e klubit gjerman nuk do të kishin marrë një vendim kundër emërimit të Jurgen Kloppit në krye të skuadrës së tyre.

Motivi? Cigaret, xhinset e grisura, nuk ishte korrekt dhe një mbiemër i çuditshëm që nuk do tingëllonte mirë në bankinën e një klubi historik si Hamburgu. Ishte viti 2008 dhe klubi po diskutonte emrat e mundshëm për trajner përfshirë Martin Jol dhe Jurgen Klopp, i cili sa po vinte nga eksperienca e tij me Mainzin.

“Fakti që dilte me xhinse të grisura, nuk u pëlqente shumë drejtuesve”, tregon për “Bild” presidenti i Hamburgut në atë kohë Hoffman. Motivet për të cilat e refuzuan, nuk i lanë një shije të mirë trajnerit të ardhshëm të Dortmundit dhe Liverpoolit: “Çështja e cigares ishte e vërtetë, por problemet në lidhje me korrektësinë time ishin të gjitha gënjeshtra, unë nuk kam lënë askënd të presë. Pastaj historia e mbiemrit është absurde. Sigurisht më thërrisnin Klopo, por te Mainzi u bëra trajner kur një ditë më parë isha shoku i tyre i skuadrës”.

“Mos do pretendoja që të më thërrisnin menjëherë ‘Zoti Klopp?’ Dhe te Hamburgu menduan se duke qenë se më thërrisnin Klopo, nuk do të më respektonin”.

Në fund Jurgen nuk e fitoi vendin e punës, edhe sepse duke qenë se kishte pritur gjatë për një përgjigje, në fund ishte pikërisht ai që ishte tërhequr: “Zotërinj nëse jeni ende të interesuar, dijeni se nuk jam më i disponueshëm. Dhe mos më telefononi më”, ishte përgjigjja e tij. Ndërsa pjesa tjetër është histori…