Courtois afër qëllimit për të thyer rekordin 22 vjeçar
Sharr Travel

Courtois afër qëllimit për të thyer rekordin 22 vjeçar

Real Madrid fitoi pastër 2-0 ndaj Alavesit duke e çuar sërish në plus 4 pikë diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Barcelona.

Për madrilenët shënoi Benzema me penallti dhe Asensio, ndërsa porta mbeti sërish e paprekur.

Ttibaut Courtois e mbajti portën të paprekur për të 18-ën ndeshje radhazi. Portieri belg ka barazuar rekordin e Francisco Buyo ku edhe ai në sezonin 1987-1988 e mbajti portën të paprekur për 18 ndeshje radhazi gjatë një sezoni të vetëm.

Tashmë Courtois ka mundësinë ta thyejë rekordin e Buyos pasi ka edhe tre ndeshje të mbetura.