Mësohet orari i ndeshjeve të tri javëve të fundit
Komisioni i Garave i FFK-së në bazë të Rregullores së Garave e ka caktuar orarin e ndeshjeve për tri javët e fundit të kampionatit, e që është miratuar edhe nga Komiteti Ekzekutiv.
Ashtu siç parashikohet me rregullore, ndeshjet e tri javëve të fundit do të zhvillohen në ditën dhe kohën e njëjtë, me qëllim të shmangies së kalkulimeve të klubeve. Përjashtim bën vetëm ndeshja Drita – Drenica në javën e 32-të, që do të luhet një ditë më herët se ndeshjet tjera për shkak se edhe Gjilani në këtë javë luan si vendas dhe të dyja skuadrat e shfrytëzojnë të njëjtin stadium.
Orari është si vijon:
Java e 31-të
E shtunë, 18.07.2020 - ora 17.00
Drenica – Vushtrria
Ferizaj - Dukagjini
Trepça ‘89 – Llapi
Flamurtari - Feronikeli
Ballkani - Prishtina
Drita – Gjilani
Java e 32-të
E martë 21.07.2020 - ora 17.00
Drita – Drenica
E mërkurë, 22.07.2020 - ora 17.00
Gjilani - Ballkani
Prishtina - Flamurtari
Feronikeli – Trepça ’89
Llapi – Ferizaj
Dukagjini – Vushtrria
Java e 33-të
E diel 26.07.2020 - ora 17.00
Drenica – Dukagjini
Vushtrria – Llapi
Ferizaj – Feronikeli
Trepça ‘89 – Prishtina
Flamurtari – Gjilani
Ballkani – Drita























