11:23 / 15.07.2020
Rekord shikueshmërie në UFC
Eventi UFC-251 në artet marciale mikse zhvilluar më 12 korrik në “ght island” (“ishulli i luftimeve”) në Abu Dhabi ka regjistruar 1.3 milionë PPV (pay per view-paguar për ta parë).
Kjo është një shifër e lartë për UFC-në, që nuk arrinte këtë shikueshmëri që prej eventit UFC-229, kur përballë njëri-tjetrit ishin Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.
Duket se debutimi i këtij sporti në “ishullin e luftimeve” për shkak të koronavirus ka bërë kureshtarë fansat e këtij sporti. Ndërkohë që në këtë event ishin mjaft sportistë të mëdhenj.
Në eventin UFC-251 u zhvilluan 3 duele për titull dhe mjaft sfida të tjera të forta, që bëri të rritej shikueshmëria përmes shitjes me pagesë on-line të këtij eventi.























