Edhe një basketbollist i infektuar në NBA
BKT
Sport

Edhe një basketbollist i infektuar në NBA

Numri i basketbollistëve të infektuar me Covid-19 në NBA vazhdon të rritet.

Harrison Barnes i Sacramento Kings, është basketbollisti i fundit i testuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar vet basketbollisti në rrjetet sociale. Ai ka thënë se është asimptomatik, por është futur në izolim duke respektuar protokollin e sigurisë.

Barnes do t’i bashkohet ekipit të Sacramentos në Orlando pasi të shërohet nga Covid-19.