Bekaj te Tirana? Ja çfarë thotë drejtori i Prishtinës
Sharr Travel

Bekaj te Tirana? Ja çfarë thotë drejtori i Prishtinës

Drejtori sportiv i Prishtinës Granit Begolli e pranon se Tirana ka shfaqur interes rreth portierit Visar Bekaj.

Në një prononcim për “Indeksonline”, zyrtari i Prishtinës shtoi se lojtari do të largohet nëse paguhet shuma e kërkuar nga Prishtina.

Bekaj konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e Kosovës, ndërsa bëhet me dije se 24-herë kampionët e Shqipërisë i kanë ofruar 75 mijë euro Prishtinës për të blerë Bekajn.

“Po, ka pasur interesim nga ana e Tiranës. Nëse dikush paguan çmimin që klubi e kërkon atëherë Visar Bekaj mund të largohet”, u shpreh drejtori sportiv i Prishtinës Begolli.

Kujtojmë që presidenti i Tiranës, Refik Halili ndoqi sfidën e Prishtinës me Dritën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa u raportua se bardhekaltërit po vëzhgonin se cilin prej lojtarëve të “Plisave” mund të sjellin ambientin e 24-herë kampionëve të Shqipërisë, veçanërisht portierin Visar Bekaj dhe mbrojtësin Armend Thaqin.

Halili shoqërohej nga mbrojtësi i Tiranës Tefik Osmani.