Ishte pranë largimit, Pogba gati të firmosë për 5 vjet me “Djajtë e Kuq”

Ishte pranë largimit, Pogba gati të firmosë për 5 vjet me “Djajtë e Kuq”

Paul Pogba është pranë rinovimit edhe për 5 vite të tjera me Manchester Unitedi.

“Djajtë e Kuq” janë shpresë plotë se deri në përfundim të sezonit do kenë arritur marrëveshjen me mesfushorin francez.

Pogba ishte pranë largimit nga skuadra, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Trajneri i Manchester Unitedit Ole Gunar Solskjaer ka vënë re një ndryshim për mirë në sjelljen e mesfushorit, dhe kjo ka bërë që ai të fillojë të mendojë ta ndërtojë skuadrën e sezonit të ri rreth Pogbas.

Pogba erdhi pas një dëmtimi që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, por ka arritur të futet mjaft mirë në ritmin e ekipit dhe ka krijuar një lidhje mjaft të mirë në mesfushë me blerjen e re Bruno Fernandesin.

Manchester Unitedi po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër dhe Pogba do ishte një ndihmë e madhe.