Covid-19, Bullgaria dhe Italia mbyllin kufijtë me Serbinë
Rritja e kurbës së pandemisë në Serbi duket se ka shqetësuar disa shtete europiane.
Bullgaria dhe Italia vendosën të mbyllin kufijtë me Serbinë, ndërkohë që Italia ka ndaluar hyrjen edhe të qytetarëve që më parë kanë udhëtuar në Serbi gjatë 14 ditëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi u regjistruan 383 raste të reja ndërkohë që 13 pacientë kanë ndërruar jetë.
Numri total i viktimave ka arritur në 442. Në spitale aktualisht po marrin shërbim 4,662 pacientë prej të cilëve 177 janë të intubuar.
Qeveria serbe ka vendosur masa shtesë ku e ka bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave brenda ambienteve të mbyllura.
Përdorimi i maskave është i detyrueshëm edhe në ambientet e hapura ku nuk mund të respektohet distancimi social si në rastin e stacioneve të autobusave, trenave, rradhët jashtë dyqaneve.























