Lampard synon të barazohet me këta tre legjendarë
BKT
Sport

Lampard synon të barazohet me këta tre legjendarë

E ka fituar Kupën FA katër herë si futbollist dhe tani shpreson të bashkohet me Ruud Gullit, Gianluca Vialli dhe Roberto Di Matteo për të fituar të paktën një trofe si trajner.

Frank Lampard foli në konferencën për shtyp dy ditë përpara ndeshjes kundër Manchester United.

“Për t’u bashkuar me këtë listë do të më duhet të kapërcej dy pengesa dhe e para do të jetë Manchester United. Ne jemi Chelsea dhe duam të fitojmë një trofe, jemi në gjysmëfinale dhe po ndjekim qëllimin edhe në kampionat. Një klub si i yni gjithmonë synon të fitojë këtë lloj trofe”.

Java e parë për Ziyech: “Hakim u stërvit disa ditë më vete dhe më pas u integrua me ekipin. Djemtë e mirëpritën. Ishte bukur që ai të merrte pjesë në stërvitje sepse ka kohë që nuk luan”.