Pochettino zëvendëson Sarrin?
BKT
Sport

Pochettino zëvendëson Sarrin?

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat italiane. Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino mund të jetë pasues i Maurizio Sarrit tek Juventusi.

Tekniku italian dhe torinezët duket së në fund të këtij sezoni, do të ndajnë rrugët. Madje, siç raportohet, sfida me Lazion mund të jetë e fundit e Sarrit në krye të “Zonjës së Vjetër”.

“Në rast të shkarkimit të Maurizio Sarrit, opsioni i parë për bankinën e Juventusit është Mauricio Pochettino”, shkruajnë mediat italiane, transmeton Gazeta-Topi.

Ndryshe, edhe ish-ikona e juventinëve, Andre Pirlo është një tjetër opsion për të zëvendësuar Sarrin, i cili mbase po numëron ditët tek kampionët në fuqi të Italisë.