Gjykata Themelore e Prizrenit ndërpren proceset gjyqësore
Sharr Travel

Gjykata Themelore e Prizrenit ndërpren proceset gjyqësore

Gjykata Themelore e Prizrenit së bashku me degët e saj në Suharekë, Malishevë dhe Rahovec ka vendosur të ndërprejë proceset gjyqësore, me përjashtim të rasteve urgjente, për shkak të dy rasteve të Prokurorisë Themelore në Prizren që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, raporton “Betimi për Drejtësi”.

 

Artan Sejrani ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, për “Betimi për Drejtësi”, tha se “për shkak se në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë rezultuar dy raste me Covit19, për këtë javë nuk do të mbahen seancat e rregullta me përjashtim të rasteve urgjente. “Kjo kërkesë ka ardhur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit”, tha gjykatësi Sejrani.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi