Kështu duket tabela e Superligës para javës së fundit
BKT
Sport

Kështu duket tabela e Superligës para javës së fundit

Drita është kampione e Kosovës, ndërsa Gjilani e Ballkani do të luftojnë për pozitën e dytë, e cila mundëson pjesëmarrjen në garat evropiane.

Shumë e paqartë është situata në fundin e tabelës, pasi vetëm në javën e fundit do të dihet skuadra që do t’u bashkohet Dukagjinit, Vushtrrisë e Ferizajt për në rang më të ulët të garave.

Trepça ’89, Drenica dhe Flamurtari janë shumë të rrezikuara dhe në ankth deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit.

Rezultatet:

Dukagjini – Vushtrria 2:1

Feronikeli – Trepça ’89 1:2

Prishtina – Flamurtari 3:0

Llapi – Ferizaj 2:1

Gjilani – Ballkani 2:2

Drita – Drenica 1:0