Bombë transfer tek KF Tirana!
BKT
Sport

Bombë transfer tek KF Tirana!

Gjiganti shqiptar, njëkohësisht kampioni i Superiores, KF Tirana arrin të sigurojë shërbimet e futbollistit të mirënjohur nga Zvicra dhe me origjinë nga Kosova - Albion Avdijaj.

Negociatat e gjata u konkretizuan me marrëveshje të suksesshme mes palëve, të ndërmjetësuara nga menaxherët - ndërmjetësuesit e futbollit nga Kosova me seli kryesore në Zvicër, përfaqësues të AK Sports Consulting & Partners (Kelmendi, Bekaj, dhe Mustafa). Futbollisti pritet t’i bashkohet ekipit që pasditen e sotme dhe të vihet nën urdhrat e shtabit teknik te ekipi kampion “Tirana”. Merkato e fuqishme dhe paralajmërim për përforcime serioze në prag të ndeshjeve parakualifikuese të UEFA Ligës së Kampionëve nga kampioni shqiptar./RTKlive.com