Muriqi kërkohet nga trajneri kroat i klubit të Premier Ligës, ja oferta
BKT
Sport

Muriqi kërkohet nga trajneri kroat i klubit të Premier Ligës, ja oferta

West Bromwichi ka ofruar 15 milionë euro për sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqi, i cili kërkohet me ngulm nga trajneri Slaven Bilic, shkruajnë mediet turke.

Së bashku me bonsuet shifra e transferimit mund të shkojë deri në 18 milionë euro.

Por, turqit kërkojnë 23-24 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit kosovar, i cili ëndërron kalimin në ligën angleze.

Muriqi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane me paraqitjet e tij këtë edicion.

Raportohet se Slaven Bilici dëshiron shumë transferimin e ish-yllit të Lirisë së Prizrenit.