Sevilla e gjen në Turqi pasuesin e Ever Banegas!
BKT
Sport

Sevilla e gjen në Turqi pasuesin e Ever Banegas!

Kualifikimi në Champions League ka shtyrë Monchin të nisë menjëherë kërkimet për përforcime për sezonin e ardhshëm. 

Objektivi i parë i drejtori sportiv të Sevillas është zëvendësimi i Ever Banegas i cili do të largohet pas pak ditësh dhe pasuesi i tij pothuajse është gjetur. Can Kahveci është i përzgjedhuri i Monchit, fantazisti i cili ndihmoi Basaksehir të fitonte titullin kampion në Turqi. Edhe numri 1 i klubit turk e pranoi se po bisedon me Sevillan dhe për 11 mln euro plus bonuse, 25-vjeçari pritet të kalojë zyrtarisht në Spanjë këtë verë.