Formacionet zyrtare: Prishtina – Ballkani
Sot do të zhvillohet finalja e madhe e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2019/20.
Arritja e Prishtinës në finale ka ardhur duke e mposhtur Drenicën në dy ndeshje gjysmëfinale, 3:0 dhe 3:2.
Ndërsa, Ballkan ka barazuar në të dy ndeshje me Feronikelin, por gol i shënuar si mysafir ka mjaftuar për të prekur finalen, sfidat janë mbyllur në Suharekë (0:0), kurse në ‘Rexhep Rexhepi’ 1:1.
Për Prishtinën kjo do të jetë finalja e 10-të jubilare, teksa e kërkon trofeun e 7-të dhe pjesëmarrjen e 4-të në Evropë.
Ndërkohë, Ballkani ndodhet për herë të parë në finale dhe synon që ta fitojë atë dhe të luaj në Evropë.
Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit nis nga ora 17:45 dhe do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve.
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Miftaraj, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Zyba, Krasniqi, Korenica, Mankenda, John.
Ballkani: Ruxhi, Patoku, Krasniqi, Berisha, Prekazi, Kuc, Gashi, Topalli, Baftiu, E.Krasniqi, Daku























