Interi do ta blejë përfundimisht Stefano Sensin
Mesfushori i Interit, Stefano Sensi mund të rikthehet në stërvitje këtë fundjavë dhe “Nerazzurrët” kanë vendosur tashmë ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së futbollistit italian nga Sassuolo.
Sensi nuk ka luajtur për Interin që prej rikthimit të futbollit në Itali për shkak të lëndimit dhe ai do të rikthehet në stërvitje të plota deri në fund të javës.
“CdS” raporton se 24-vjeçari ka dhënë sinjale pozitive pas stërvitjeve të personalizuara dhe ai mund të jetë në bankën rezervë për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Getafes.
Mediumi i sipërpërmendur shkruan se Sensi do të mbetet tek Interi dhe klubi do ta blejë atë për 27 milionë euro nga Sassuolo.
Sensi është aktualisht vetëm i huazuar tek Interi nga Sassuolo, por paraqitjet e mira këtë edicion, kanë bindur drejtuesit e “Nerazzurrëve” për ta blerë atë.























