Në skenë për Edinson Cavanin del Bayern Munich
BKT
Sport

Në skenë për Edinson Cavanin del Bayern Munich

Edinson Cavani pasi i dha lamtumirën PSG, tani duhet të zgjedhë ekipin e ri.

Sulmuesi uruguajan nuk pranoi të rinovonte me klubin francez dhe u largua si lojtarë i lirë.

Për Cavanin interesohen shumë skuadra brenda dhe jashtë Europës. Por interesante dhe pak e papritur është interesimi që ka ardhur nga Bayern Munich.

Bavarezët po mendojnë ta afrojnë sulmuesin uruguajan si një zëvendësues për Robert Lwvandowskin.

Sipas “Le10sport” kampionët e Gjermanisë kërkojnë një zëvendësues për sulmuesin Lwvandowski dhe Cavani duket zgjedhja e duhur.

Sigurisht që roli i uruguajanit nuk do jetë protagonist, pasi do jetë sulmues i dytë pasi zgjedhja e parë e bavarezëve është Lwvandowski.