Munishi: Mëkat që nuk do të luajmë në Evropë
BKT
Sport

Munishi: Mëkat që nuk do të luajmë në Evropë

Ballkani ka pësuar humbje në finale të DigitAlb Kupës së Kosovës nga Prishtina me rezultat 0:1.

Pas ndeshjes, trajner i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi, ka thënë: “Kemi bërë ndeshje të mira. Kemi treguar futboll të mirë. Ne kemi qenë skuadra që jemi ngarkuar më së shumti me ndeshje. Shpresoj se në edicionin e ri do të luhet futbolli më i pastër “, ka thënë Munishi në “SS Kosova”

“FC Prishtina ka qenë më e freskët në këtë ndeshje. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Është mëkat që nuk do të marrim pjesë në Evropë”, përfundoi Ismet Munishi.