Blerja e Newcastle, arabët tërheqin ofertën
Kompania saudite që kishte paraqitur një ofertë prej 392 milionë eurosh për Newcastle ka vendosur të tërhiqet.
Klubi, tani për tani, mbetet në duart e pronarit aktual Mike Ashley. “Saudi Arabia’s Public Investment Fund” kishte si synim të blinte 80% të klubit verilindor të Anglisë, që sapo e mbylli në vendin e 13-të Premier League-n.
Fondi “Rueoben Brothers” dhe sipërmarrësja Amanda Stanley do të ndanin në mënyrë të barabartë 20 %-shin që mbetej, por operacioni nuk do të kryhet për problematikat të lidhura me çështje delikate, që kanë të bëjnë me piraterinë e të drejtave televizive dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Tërheqim ofertën me hidhërim, ishim të emocionuar nga ideja për të investuar në qytetin e Newcastle dhe për të ndihmuar skuadrën që të kthehej në pozicionin që historia dhe tradita e saj meritojnë, – lexohet në komunikatën e fondit Saudit që vazhdon, – Për fat të keq, koha e vlerësimit të ofertës zgjati shumë dhe në këto raste kalimi i ditëve kthehet në një pengesë për përfundimin pozitiv të operacionit. Veç të tjerash, nuk u bë transparencë nga Premier League mbi atë se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm në lidhje me ndeshjet, stërvitjet dhe gjithçka tjetër, në një fazë të kthyer të vështirë nga lufta me pandeminë e Coronavirus”.
Blerja e Newcastle nga ana e fondit Saudit ishte penguar nga Amnesty Ingternational, që bënte të ditur se si lidhjet e princit Mohammed bin Salman, implikojnë çështje të të drejtave njerëzorë, në një regjim që shpesh akuzohet se i shkel ato.
Edhe transetusi televizi katariot, kishte denoncuar mungesën e reagimit të regjimit saudit ndaj një platforme që transmetonte pa të drejtë ndeshjet e Premier League-s në Arabinë Saudite, duke mos respektuar të drejtat televizive, që i përkisnin Bein Sports.























