Zeneli e pret në këtë mënyrë Valon Berishën te Reims
BKT
Sport

Zeneli e pret në këtë mënyrë Valon Berishën te Reims

Arbër Zeneli ka treguar dashurinë që e ka për shokun e tij në Përfaqësuesen e Kosovës, Valon Berishën.

Ky i fundi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Reims, duke u transferuar kështu në Ligue 1.

Në skuadrën e Reims aktivizohet edhe ylli tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili po përkujdeset që Valoni të kalojë sa më lehtë në javët e para, deri në ambientim.

Një foto e publikuar në ‘Instagram’ nga Arbër Zeneli tregon se ky i fundit ka pritur Valonin në një darkë, për t’i uruar mirëseardhje.