Pendarovski: Mandatin e merr partia që më bindë se ka 61 deputetë

Pendarovski: Mandatin e merr partia që më bindë se ka 61 deputetë

Presidenti Stevo Pendarovski ka dhënë shpjegime për mënyrën e ndarjes së mandatit për formimin e qeverisë së re. Ai ka deklaruar se mandati mund t’i jepet cilës do parti që arrin të bëjë shumicën prej 61 depuetëve në Kuvendin e vendit.

“Norma kushtetuese e nenit 90 për ndarjen e mandatit është e qartë – mandatin e merr kandidati i partisë ose partitë që kanë shumicë në Parlament dhe këtu presidenti praktikisht nuk ka kurrfarë hapësire për manovrim”, thotë Pendarovski në intervistën për numrin më të ri të javores “Fokus”. Sipas tij nuk janë paraparë kurrfarë kushtëzime shtesë të tipit të kërkesës për garanci për karakterin unitar të shtetit, reforma në shërbimet e sigurisë etj, pasi gjithë atë që e pamë në vitin 2017 “paraqiste shkelje flagrante të aktit më të lartë juridik”, përcjell Gazeta Express.