Tre viktima dhe 74 raste të reja me Covid-19, shërohen 90 pacientë

Tre viktima dhe 74 raste të reja me Covid-19, shërohen 90 pacientë

Tre viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci i sotëm për Covid-19. Brenda 24 orëve janë realizuar gjithsej 689 testime.

Sipas statistikave të fundit, numri i personave të prekur nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 11128. Që nga fillimi i pandemisë 6972 pacientë janë shëruar kurse 500 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin numri i rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është 3656.


MË SHUME NGA Rajoni