Dita e 26 e protestave antiqeveritare në Bullgari

Dita e 26 e protestave antiqeveritare në Bullgari

Po vazhdojnë protestat në Bullgari me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit dhe për aplikimin e votimit me makina.

Mbeten të bllokuara tri pika kryesore në Sofje nga kampet me çadra të protestuesve – Orllov Most (“Ura e Shqiponjave”), para Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” dhe pranë Presidencës, bëri të ditur korrespondenti i BNR-së Daniell Inkov.

Për shkak të bllokadave mbeten të ndryshuara itineraret e transportit urban në kryeqytet. Në një briefing të improvizuar iniciatorët e protestave nga e ashtuquajtura “Trioja Helmuese” u ankuan se telefonat e tyre përgjohen.

Pritet që kjo mbrëmje të bllokohet edhe sheshi para Bashkisë së Varnësnë kryeqytetin tonë detar pranë Detit të Zi.

Po vazhdon bllokada në rrugën mes Stara Zagorës dhe Haskovos, Bullgari Jugore, tek dalja drejt autostradës “Trakia”. Atje aksioni i protestës filloi që në fund të javës së kaluar.

Protesta organizojnë edhe bullgarët në Bruksel, Pragë, Birmingham, Sidnej, Monreal dhe në një sërë qytetesh të tjera në botë.(BNR)


MË SHUME NGA Rajoni