Seanca konstitutive e Kuvendit në Maqedoni, votohet Komisioni Verifikues

Seanca konstitutive e Kuvendit në Maqedoni, votohet Komisioni Verifikues

Me 115 vota “për”, 2 të përmbajtur dhe asnjë votë “kundër” nga gjithsej 117 deputetë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit është votuar Komisioni për verifikimin e mandateve.

Kryetare e Komisioni Verifikues  është zgjedhur Jagoda Shahparska, anëtarë tjerë të Komisionit janë  deputetët, Izet Mexhiti,  Blagica Lashkovska,  Sonja Mirakovska dhe  Sadije Sadiki Shaqiri. Kuvendi për momentin është në pauzë pasi rrjedh puna e Komisionit Verifikues, seanca vazhdon në ora 13:30.

Pas verifikimit të mandateve, raporti i Komisionit duhet votuar në seancë. Më pas vijon faza e propozimit të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i cili duhet iniciuar me nënshkrimin e 10 deputetëve. Me zgjedhjen e Komisionit amë për emërime ndërpritet edhe puna e Kuvendit deri në marrëveshjen politike mes partive për shumicë të re parlamentare dhe përcaktimin se kush do të udhëheq me ligjvënësin./Alsat-m


MË SHUME NGA Rajoni